Lazio arrin fitoren e parë në Ligën e Evropës
30 shtator 2021
| 23:11
Skuadra italiane ka arritur fitoren e parë në Evropa Ligë.
Lazio ka mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat solid 2-0.
Toma Basiq ishte ai që hapi serinë e golave në min e 13’ pas një asistimi të Pedro Rodriguezit.
Ekipi italian vazhdoi me sulme dhe dyfishoi epërsinë në min e 38’ me golin e Patric Gabarrano pas asistimit të Luis Albertos.
Në pjesën e dytë Lazio pati edhe disa mundësi të tjera që të thellojë edhe më shumë epërsinë, megjithatë nuk arritën të konkretizojnë.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi hyri në lojë në min e 42’, por nuk arriti të lë gjurmë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Lazioi ka tre pikë të grumbulluara në grupin E dhe ndodhet në pozitën e dytë, kurse Lokomotiva e Moskës ka vetëm një pikë në vendin e katërt.