Lazio befasohet nga Udinese
29 nëntor 2020
| 14:30
Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës ka pësuar humbje ndaj Udineses me rezultat 1-3.
Tolgay Arslan dhe Ignacio Pussetto shënuan në pjesën e parë për epërsinë e mysafirëve (0-2), derisa në pjesën e dytë Fernando Forestieri realizoi për 0-3, krejt çka arritën vendasit në këtë ndeshje ishte goli i Ciro Immobile nga penalltia.
Strakosha ishte titullar në këtë ndeshje, derisa Muriqi mungoi për shkak të lëndimit.
(Epoka e re)