Lazio, bindëse ndaj Parmës
17 mars 2019
| 16:53
Skuadra e Lazios ka qenë bindëse në ndeshjen ndaj Parmës, pasi fitoi me rezultat 4-1.
Vendasit shënuan katër golat në pjesën e parë. Luis Alberto shënoi dy gola, kurse nga një shtuan Adam Marusiq dhe Senad Luliq. Thomas Strakosha ishte titullar si zakonisht për Lazion, kurse Durmishi luajti në pjesën e dytë.
Ndërsa ndeshja në mes Atalantës dhe Chievos përfundoi 1-1. Për vendasit titullar ishte mbrojtësi shqiptar Berat Xhimshiti, kurse Etrit Berisha në bankën rezervë, derisa të mysafirët titullar luajti Përparim Hetamaj, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndeshja tjetër në mes Empolit dhe Frosinones përfundoi 2-1. Derbi në mes Milanit dhe Interit zhvillohet nga ora 20:30.
/Epoka e re/