Lazio ‘blindon’ Igli Taren
10 qershor 2019
| 14:16
Duket se Igli Tare nuk do të shkojë te Milani, por do të qëndrojë në Romë.
Drejtori Sportiv i Lazios që u duk i tërhequr nga oferta e Maldinit për t’u bërë pjesë e bordit drejtues të kuqezinjve, në fund duket se do të qëndrojë të bardhekaltrit. Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili u hodh menjëherë në kundërsulm duke i ofruar Tares rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.
Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, rinovimi i kontratës së Tares do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij që dyfishohet e shkon në 2 milionë euro në vit, e njëjta pagë që iu akordua edhe Simone Inzaghit në momentin që firmosi kontratën e re me Lazion deri në vitin 2021.