Lazio deklasoi Genoan
29 shtator 2019
| 17:12
Lazio deklasoi sot Genoan, pasi e mposhti me rezultat 4-0.
Milinkoviq-Saviq, Radu, Caicedo dhe Immobile shënuan golat e fitores për skuadrën nga kryeqyteti italian. Për Lazion titullar ishte si zakonisht portieri Strakosha, derisa Valon Berisha nuk është aktivizuar në lojë.
Roma e mposhti skuadrën e Lecces me rezultat 0-1, kurse golin e vetëm në ndeshje e shënoi Edin Dzeko. Fitores i është gëzuar edhe Udinese që e mposhti Bolognan.
/Epoka e re/