Lazio dhe Strakosha vazhdojnë bashkëpunimin
11 prill 2020
| 11:09
Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Evropës për të marrë shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, Lotito dhe Tare kanë lëvizur duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.
Aktualisht 25-vjeçari shqiptar ka një marrëveshje që e lidh me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2022, nga e cila Strakosha fiton 1,2 milionë euro në sezon.
Lotito dhe Tare e kanë arritur marrëveshjen me portierin kuqezi për një kontratë të re deri në vitin 2025 nga e cila Strakosha do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon plus bonuset.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, por me këtë marrëveshje të re, Tare dhe Lotito kanë shmangur interesimin e klubeve të mëdha europiane për kuqeziun.