Lazio e gatshme ta shesë Muriqin te Mallorca

26 maj 2022 | 17:45

Lazio dëshiron të jetë aktive këtë afatin kalimtar, por për të transferuar futbollistë së pari duhet të shesë.

Sipas medieve italiane, kryeqytetasit po mendojnë që t’i ndërpresin përfundimisht marrëdhëniet me dy lojtarë, që janë në huazim përkatësisht te Mallorca dhe Copenhagen.

Bëhet fjalë për Vedat Muriqin dhe Denis Vavro, me dy klubet e sipërpërmendura që mund ta blejnë kartonin e tyre për shifrat 12 dhe 9 milionë euro. Lazio është e gatshme të bëjë një ulje dhe 17-18 milionë do të ishin të mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edukimi dhe informimi i votuesve mbetet një sfidë e zakonshme…