Lazio e vendos Hysajn në shitje
03 qershor 2022
| 14:14
Elseid Hysaj prej kohësh e ka humbur vendin e titullarit te Lazio. Situata nuk është shumë pozitive pasi së fundmi nuk mjafton më as fakti që në krye të Lazios është trajner Maurizo Sarri, mentori i tij më i madh.
Sarri dhe Lazio kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, teksa një ditë më parë njoftuan zyrtarisht rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. Sipas “Corriere dello Sport”, tani Hysaj nuk është më i paprekshëm pasi ka zhgënjyer edhe Sarrin.
Trajneri nuk është i kënaqur me rendimentin e anësorit kuqezi për këtë arsye ka njoftuar Igli Taren se Hysaj mund të largohet, gjithnjë nëse vjen një ofertë e përshtatshme për klubin por dhe për lojtarin.