Lazio fiton derbin ndaj Juventusit
Lazio fiton duelin ndaj Juventusin dhe konsolidon pozitën e saj në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Skuadra bardhekaltër mori një sukses 2-1 ndaj ekipit të Sarrit, falë golave të shënuar në pjesën e parë.
Në minutën e 38-të, Milinkovic-Savic shtyn Alex Sandron dhe më pas arrin që të shënojë përballë portierit. Për arbitrin është gjithçka e rregullt dhe nuk ka asnjë faull në këtë rast. 4 minuta më pas Juventus do të gjente menjëherë barazimin, me Rabiot që do të shënonte pas një goditje nga këndi dhe një rrëmuje brenda zone.
Lazio luan mirë dhe është shumë më e rrezikshme, teksa do të gjente dhe golin e dytë me Zaccgnin, i cili do të realizonte një super gol pas një aksioni model duke befasuar mbrojtjen torineze.
Juventus kërkoi me të gjitha mënyrat barazimin, duke jua afruar që në sekondat e para të fillimit të pjesës së dytë. Gjithsesi Vlahovic dhe Milik, apo Di Maria nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë në “Olimpico”.