Lazio, fituese e Superkupës
Lazio është fitues i Superkupës së Italisë për vitin 2019. Skuadra e Simone Inzaghi e ka mposhtur Juventusin 3-1 në finale për ta fituar Superkupën e Italisë.
Lazio sërish ishte kafshatë e vështirë për Juven që do të kthehet në Itali duarbosh, pa trofeun që mendonin se lehtë do ta fitonin. Lazio kaloi e parë në epërsi, Luis Alberto shënoi për 0-1 në minutën e 17-të.
Barazoi gjithçka Paulo Dybala në fund të pjesës së parë, për 1-1. Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin shanset e tyre, por më të mirë u treguan të besuarit e Inzaghit.
Fillimisht Senad Luliq në minutën 73-të, realizoi për 2-1. Teksa derisa Juve me Cristiano Ronaldon u munduan të bëjnë diçka më shumë, ‘Zonja e Vjetër’ pësoi tjetër gol.
Danilo Cataldi shënoi në minutën e 94’ për 3-1 dhe kështu Superkupa e Italisë për vitin 2019 shkon për Lazion e Thomas Strakoshës që bëri paraqitje fantastike në këtë finale që u zhvillua në Arabinë Saudite.