Lazio, gati 15 milionë euro për Manajn

21 qershor 2024 | 11:28

Rey Manaj tregoi edhe njëherë se ka një potencial të madh, teksa në sezonin e tij të parë, me turqit e Sivassporit u kthye në protagonistin e skuadrës, duke e mbyllur kampionatin me plot 18 gola, duke qëndruar kështu i treti në renditjen e golashënuesve të Turkiye Superlig, vetëm pas emrave si, Edin Dzeko e Mauro Icardi.

Falë kësaj Manaj po kërkohet nga një sërë ekipesh me emër në Evropës, ku më të interesuarit janë “Bardhekaltërit” e Lazio, të cilët janë gati të paguajnë plot 15 milionë euro vetëm për të sjellë në “Stadio Olimpico”, “bomberin” shqiptar, mirëpo problemi qëndron te skuadra e Sivasspor.

Këta të fundit janë tepër të kënaqur, me shifrën e ofruar nga “Bardhekaltërit”, mirëpo, në rast të disa performancave të mira radhazi, në Kampionatin Evropian të futbollit vlera e tij do të rritej dhe me tre sfida të mëdha para, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, klubi turk ka vendosur “të rrezikojë”, duke pritet fundin e “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enkileda Carja është shpallur kampione e Evropës për peshëngritje për…