Lazio i shpëton heqjes së pikëve, 7 muaj dënim për Lotiton

26 mars 2021 | 22:34

Gjykata Federale Kombëtare ka dhënë vendimin për Lazion në lidhje me rezultatet e tamponëve, duke e e dënuar klubin kryeqytetas për shkeljen e protokolleve për Koronavirusin.

Presidenti Cuadio Lotito ndalohet të ushtrojë detyrën për 7 muaj, 12 muaj mjekë pezullohen mjekët socialë Rodia dhe Pulcini dhe një gjobë prej 150 mijë eurosh për Lazion. Procesi nisi në orë 11 me video-konferencë.

Pretenca e Prokurorisë ishte: 200 mijë euro gjobë për klubin e Lazios, 13 muaj e 10 ditë pezullim për presidentin e saj, Claudio Lotito, dhe 16 muaj për mjekët socialë Rodia dhe Pulcini. Lazio i shpëtoi heqjes së pikëve, çka ishte lehtësim i madh, pasi mediet kishin raportuar për një dënim edhe më të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas luftës në Kosovë, Haqif Mulliqi është falënderuar publikisht nga…