Lazio kërkon 5 milionë euro për Hysajn

22 korrik 2022 | 13:55

Elseid Hysaj po bëhet gati që t’i japë lamtumirën Lazios pas vetëm një sezoni, për të provuar një tjetër eksperiencë, këtë radhë larg Italisë.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare pritet të zbarkojë në La Liga ku e kërkon me ngulm Valencia e Rino Gattusos. Sipas “La Repubblica”, Hysaj dhe klubi spanjoll kanë gjetur akordin për rrogën dhe janë dakord për transferimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pengesë bëhet vetëm kërkesa e Lazios për futbollistin, të cilin një vit më parë e siguroi me parametër zero pasi i kishte mbaruar kontrata me Napolin. Klubi bardhekaltër kërkon 5 milionë euro për kartonin e tij dhe Valencia për momentin nuk është dakord.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Bullgarisë e kanë kthyer një foshnje shtatëmuajshe nga…