Lazio kujton golin që Cana e shënoi para tetë vitesh (Video)

06 maj 2020 | 22:57

Lazio ka kujtuar sot golin fantastik të ish-kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana në sfidën e 6 majit të vitit 2012 Atalanta-Lazio, e fituar nga bardhekaltrit me rezultatin 0-2.

Ish-mbrojtësi kuqezi mori topin dhe duke dribluar disa prej kundërshtarëve dhe më pas shkarkoi të djathtën e tij nga jashtë zone duke shënuar një gol përrallor, i cili mbylli takimin me fitoren e kryeqytetasve.

Cana luajti 4 sezone me Lazion (2011-2015) duke regjistruar 111 ndeshje dhe 4 gola. Me bardhekaltrit Cana fitoi dhe Kupën e Italisë në vitin 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me…