![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/tare.jpg)
Lazio kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, kjo është deklarata e Tares
14 dhjetor 2020
| 21:24
Nga goglat e shortit në Nyon, Lazio mësoi se do të kishte përballë skuadrën më në formë në Evropë, Bayernin. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare ka preferuar ta marrë me sportivitet këtë short.
“Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Shakatë mënjanë, luajmë kundër skuadrës që ka fituar edicionin e fundit të Champions League. Është favoritja, por nuk nisemi në start të mundur. Do të përpiqemi ta përballojmë këtë ndeshje me entuziazëm të madh . E kemi merituar, nisemi jo favoritë por mund të besojmë se mund të bëjmë ndonjë surprizë”, deklaroi drejtori shqiptar i Lazios.