Lazio me njoftim zyrtar për çështjen e Strakoshës

05 shkurt 2021 | 15:06

Thomas Strakosha ditët e fundit është përfolur shumë në lidhje me situatën e tij.

Lazio ndërkohë nuk ka humbur kohë për të sqaruar se portieri shqiptar vuan nga një dëmtim, Klubi bardhekaltër përgënjeshtron lajmet për krisje me lojtarin dhe thekson edhe njëherë dëmtimin e tij, teksa shton se nuk ka qenë nevoja e operacionit.

“Në lidhje me disa lajme që u publikuan në gazetat e sotme, theksojmë se Thomas Strakosha ditët e fundit ka pasur një traumë në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet kanë përjashtuar nevojën për operacion dhe lojtari po kalon një trajtim rehabilitues konservativ. Portieri bardhekaltër po monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit. Lajmet për këtë çështje janë pa baza. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe besimi absolut midis lojtarit dhe klubit, falë profesionalizmit që ai ka treguar gjithmonë në qëndrimin e tij të gjatë në klub”, shkruhet në reagimin e Lazios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…