Lazio me ofertë të re për Muriqin
07 gusht 2020
| 12:26
Të enjten u raportua se Fenerbahçe e ka refuzuar ofertën e Lazios për sulmuesin Vedat Muriqi në vlerë prej 15 milionë euro.
Sot, gazetari i famshëm italian Gianluca di Marzio raporton se Lazio e ka rritur ofertën për reprezentuesin e Kosovës në 18 milionë euro.
Lazio e ka garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi Roma mbrëmë është eliminuar nga Liga e Evropës dhe përforcimet pritet të jenë të mëdha në këtë afat kalimtar.
(V.Z / Epoka e re)