Lazio mendon huazimin e Muriqit
12 nëntor 2020
| 16:05
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në janar mund të largohet nga skuadra e Lazios.
“Transfermarketweb” raporton se klubi nga kryeqyteti italian mund ta huazon sulmuesi Muriqi në një klub tjetër për të pasur minutash më të madhe.
“Të zhgënjyer me performancën e tij në këtë fazë të hershme, menaxhmenti i Lazios mund ta huazojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili u ble në më pak se dy muaj më parë”, shkruan media italiane.
Sulmuesi që shënoi gol në ndeshjen miqësore Shqipëri-Kosovë (2-1), ka nënshkruar kontratë me Lazion deri në vitin 2025.
(Epoka e re)