Lazio mendon ta huazojë Berishën

25 dhjetor 2019 | 17:39

Aventurës së yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, te Lazio po i vjen fundi.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po përpiqet t’i gjejë një sistemim Berishës në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori 26-vjeçar i ardhur nga Salzburgu në verën e vitit 2018 te Lazio për rreth tetë milionë euro, është i gatshëm të largohet edhe në formë huazimi, pasi dëshiron të jetë në formë sa më të mirë për impenjimet e ardhshme me Kosovën në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në mars të 2019-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Antidopingut të Rusisë, Rusada, lajmëroi se do ta…