Lazio merr vendim për të ardhmen e Muriqit

27 dhjetor 2020 | 12:21

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka shkuar ashtu siç pritej, teksa në ndeshjet e fundit ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij.

Në këtë situatë, Lazio ka marrë vendimin ta largojë sulmuesin në afatin kalimtar të janarit. Mediat turke e bëjnë të sigurt, se Muriqi do të rikthehet te Fenerbahçe në formën e huazimit për 6 muaj.

Futbollisti nga Kosova është gjithashtu dakord për rikthimin e tij te Fenerbahçe, me këta të fundit që do të paguajnë 1.3 milionë euro, gjysmën e pagës së futbollistit deri në qershor. Muriqi do të luajë me Fenerbahçen deri në fund të sezonit, për tu rikthyer pastaj përsëri te Lazio, ku shpreson që të jetë në formën më të mirë dhe të bindë drejtuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara vazhdon të shijojë Krishtlindjet e rrethuar nga të…