Lazio mposhti Bolognën, merr përkohësisht kreun e Seria A
29 shkurt 2020
| 18:19
Lazio nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A. Skuadra e Inzaghit ka marrë fitoren e radhës, duke mundur pastër 2-0 Bolognën, duke u ngjitur në krye të renditjes me 62 pikë.
Bardhekaltrit e nisën frikshëm sfidën në “Olimpico” me dy gola të shpejt në 21 minutat e para. Luis Alberto hapi serinë e golave në minutën e 18-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës. 3 minuta më pas Correa do të realizonte edhe golin e dytë.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte mjaft e luftuar dhe si Lazio, ashtu edhe Bologna patën mundësi për të shënuar gola të tjerë, por nuk arritën të konkretizojnë si duhet.