Lazio mposhti Parmën
22 shtator 2019
| 22:44
Lazio ka fituar ndeshjen e javës së katërt të Serie A ndaj Parmës me rezultatin 2-0 në Olimpico.
Kryeqytetasit kanë kontrolluar takimin nga minuta e parë e deri tek e fundit, duke marrë tri pikë të rëndësishme që e çojnë në vend të 5-të të renditjes me 7 pikë.
Ishte Ciro Immobile ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8’ me një gol fantastik në hyrje të zonës. Parma nuk reagoi teksa vendasit ishin më të qetë duke menaxhuar mirë avantazhin.
Pas pushimit erdhi goli i dytë me Marusiq në minutën e 67’. Strakosha nuk kishte shumë punë sot teksa Parma ka goditur vetëm një herë kuadratin.