Lazio në sulm për Kumbullën

23 korrik 2020 | 10:09

Edhe pse pandemia e Covid-19, ka penalizuar edhe futbollin, kjo nuk do të thotë se merkato nuk ka.

Marash Kumbulla vijon të mbetet në modë në merkaton italiane. Më të interesuarit e momentit për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, janë kryeqytetasit e Lazios të cilët po bëjnë maksimumin për të mposhtur konkurrencën e Inter-it.

Bardhekaltrit kërkojnë të mbyllin sa më parë transferimin e 20-vjeçarit në Romë dhe për këtë ka pasur një tjetër takim mes drejtuesve të Veronës dhe Igli Tares.

Oferta më e fundit e Lazio-s është 20 milionë euro plus futbollistët Andre Anderson dhe Lombardi, propozim që duket i kënaqshëm për të dyja palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi dhe CEO i Microsoft ka bërë një deklaratë të…