Lazio prezanton Valon Berishën
03 korrik 2018
| 14:47
Valon Berisha është zyrtarisht pjesë e Lazios. 25-vjeçari kishte arritur marrëveshje me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë, megjithatë sot ka ardhur dhe prezantimi nga ana e klubit.
Ashtu siç pritje mesfushori ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Lazios. Berisha nga viti është aktivizuar te skuadra austriake e Salzburgut, por tani ka bërë një hap të madh, duke kaluar në Seria A. Edhe një herë tjetër Lacio tregon se beson shumë te shqiptarët, kjo ndoshta dhe për shkak se është Igli Tare ai që “dirigjon” lëvizjet në merkato.
Mesfushori i Kosovës do të përfitojë 1.3 milionë euro në sezon Në garë për shërbimet e lojtarit të lindur në Suedi ishte dhe Sampdoria.