Lazio shkatërroi Sampdorian
18 janar 2020
| 17:05
Lazio ka shënuar fitoren e radhës në Serie A dhe atë me rezultat bindës.Klubi nga kryeqyteti italian ka shënuar fitore prej 5 me 1 ndaj Sampdorias.
E i pandalshëm në këtë takim ishte topgolashënuesi në Serie A, Ciro Immobile, i cili shënoi tre gola në këtë takim, për të shkuar në kuotën e 23 golave pas 19 ndeshjeve në ligë. Dy golat e tjera për vendasit i shënuan Caicedo e Bastos.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Linetty në minutën e 70, derisa pas katër minutave Sampdoria mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Chabot u ndëshkua me të kuq. Lazio me këtë fitore arrin në kuotën e 45 pikëve dhe mban vendin e tretë, derisa Sampdoria në vendin e 16 ka 19 pikë.