Lazio shkatërron Milanin
24 janar 2023
| 22:49
Milani vijon momentin negativ në kampionat, teksa pas dy barazimeve ka pësuar një humbje të thellë 4-0 ndaj Lazios. Milinkovic-Savic pas një aksioni të bukur në minutën e katërt do të realizonte me një të majtë të saktë brenda zonës.
Skuadra e Piolit e kishte të vështirë të reagonte, teksa në fundin e pjesës së dytë do të pësonin dhe golin e dytë nga Mattia Zaccagni. Në pjesën e dytë kur pritej reagimi i Milanit, Lazio do të realizonte dhe të tretin me një penallti të kthyer në gol nga Luis Alberto.
Për të mbyllur gjithçka mendoi Felipe Anderson, që shënoi golin e katërt në minutën e 75-të, duke përfituar nga shthurja e kuqezinjve. Lazio me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë, një më pak se Milani.