Lazio shpëton nga humbja ndaj Juves
08 nëntor 2020
| 14:29
Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Cristiano Ronaldo nuk i ka mjaftuar Juventusit që të marrë tri pikët e plota në ndeshjen kundër Lazios, pasi vendasit e barazuan rezultatin në kohën shtesë. Golashënues ishte Caicedo, për rezultatin final 1-1.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte titullar në këtë ndeshje dhe u zëvendësua me Felipe Caicedo, në minutën e 54-të.
Nga ora 15:00 zhvillohet derbi i kësaj xhiro në Bergamo, takohen Atalanta dhe Interi.
(Epoka e re)