Lazio superiore ndaj SPAL-it, paraqitet edhe Berisha
04 nëntor 2018
| 14:26
Lazio është treguar skuadër superiore ndaj SPAL-it në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të kampionatit elitar të Italisë, pasi fitoi me rezultat 4 me 1.
Sulmuesi Ciro Immobile realizoi dy gola në pjesën e parë, kurse nga një gol në pjesën e dytë e shtuan Danilo Cataldi dhe Marco Parolo për fitoren e vendasve, derisa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Mirko Antenucci.
Thomas Strakosha si zakonisht ishte titullar, kurse Valon Berisha është aktivizuar në minutën e 74-të.
/Epoka e re/