Lazio transferon Muriqin
Lazio ka siguruar shërbimet e sulmuesin të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Lacialët kanë arritur marrëveshjen me Fenerbahçe për futbollistin kosovar, i cili së shpejti do të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit.
Shtatlarti 26-vjeçar do t’u kushtoi arkave të bardhekaltërve 20 milionë euro e tashmë mbetet vetëm nënshkrimi dhe zyrtarizimi për të sanksionuar një transferim që Lazio e ka kërkuar me ngulm.
Fenerbahçe nuk ka devijuar kurrë nga kërkesa e saj prej 20 milionë eurosh. Lazio u përpoq të negocionte mbi çmimin, për të përfshirë emra të tillë si Bastos, dhe më në fund marrëveshja u gjet. Muriqi mund të zëvendësojë Felipe Caicedon dhe të shndërrohet zëvendësuesi i parë i Ciro Immobiles, për të përballuar më mirë angazhimin e trefishtë të sezonit të ardhshëm.