Lazio triumfon në derbin ndaj Romës

26 shtator 2021 | 22:42

Roma vishet bardhekaltër. Lazio ka arritur një fitore të madhe 3-2 në derbin ndaj verdhekuqve në stadiumin “Olimpico”.

Maurizio Sarri doli triumfues ndaj Jose Mourinhos, edhe pse vijon të mos i besojë Strakoshës në portë.

Milinkovic-Saviq dhe Pedro shënuan dy gola të shpejtë në 19 minutat e para duke i dhënë një avantazh komod Lazios. Ibanez e rihapi duelin në fundin e pjesës së parë, por Felipe Anderson do të thellonte sërish shifrat.

Roma provoi të rikthehej në ndeshje me një penallti të Veretout, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Hysaj ishte në fushë gjithë ndeshjen, ndërkohë që Strakosha dhe Kumbulla e ndoqën duelin nga stoli. Lazio me këtë triumf ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë, vetëm një më pak se Roma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar deklaratën…