LB-ja ka një mesazh për institucionet para takimit me Eskobarin dhe Lajçakun
Lëvizja për Bashkim(LV) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos frikësohet nga dialogu me Serbinë.
Para vizitës në Kosovës të të dërguari të Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, LB-ja ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë refuzuese pasive e propozimeve të SHBA-së dhe BE-së.
Sipas kësaj partie, institucionet e Kosovës duhet të ndjekin një politikë aktive në raport me dialogun. “Qeveria e Kosovës nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë refuzuese pasive e propozimeve të SHBA-së dhe BE-së, dhe as të ketë frikë nga dialogu për arritjen e një marrëveshjeje më Serbinë, por duhet ta ndjekë një politikë aktive në raport me dialogun. Qeveria e Kosovës duhet t’u thotë hapur e pa ekuivoke të dy përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kosova edhe do të mund të pajtohej me një asociacion të serbëve në Kosovë, nëse edhe Serbia aplikon po të njëjtin për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Madje, me reciprocitet në të drejta, Serbia duhet që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’ua sigurojë edhe vendet e garantuara në Parlamentin e Serbisë me kompetencat që ua ka siguruar Kosova serbëve të Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të LV-së.