LB-ja kërkon largimin e Kosovës nga CEFTA
Lideri i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit nga CEFTA.
Ai ka vlerësuar se kështu do të ndërtohej një pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranohet ajo që ka pranuar UNMIK-u në emër të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut. Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës. Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment)”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/