LB-ja për bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, së bashku me një delegacion të këtij subjekti politik ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 20-vjetorit të rënies së Adem e Hamëz Jasharit me familje.
Me pas, ky delegacion është pritur në kullën e kësaj familje nga Rifat Jashari.
“Kjo sakrificë e pashoqe njerëzore, shtroi rrugën për fuqizimin e UÇK-së dhe të luftës çlirimtare. Kjo sakrificë dhe kjo luftë krijoi rrethanat që Kosova sot të jetë e lirë. Liria që sot kemi është një satisfaksion i madh për krejt sakrificën e shqiptarëve ndër vite. Megjithatë, ende shumë punë kemi për të bërë Kosovën, ashtu siç e deshën dëshmorët dhe siç e duan shumica e qytetarëve të Kosovës. Lavdi!”, ka shkruar kryetari i LB-së në profilin e vet në “Facebook”.