LDK: 150 euro koeficient që nga java e parë e qeverisjes, jo lëmoshë për blerjen e votave
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë.
“Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit?”, ka shkruar LDK.
Më tutje në reagim thuhet se LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro.
https://www.facebook.com/share/18SbBDSq4y/?mibextid=wwXIfr
“Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve”, thuhet në reagim.
Sipas LDK-së, kjo ka dallim të madh me “lëmoshën” e dhënë në fund të vitit.
“Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje.”
LDK-ja shton se qytetarët janë të lodhur nga qeverisja e paaftë.
“Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!”