LDK e PDK bëhen bashkë në këtë komunë
20 dhjetor 2021
| 12:18
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të qeverisin Vitinë për 4 vitet e ardhshme. Gjatë ditës do të nënshkruhet marrëveshja mes dy palëve.
Indeksonline ka kontaktuar të partin e komunës, Sokol Halitin por që i njëjti ka thënë se është i zënë në këto momente.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se PDK do të marr kryesuesin dhe tri drejtori komunale në marrëveshjen me LDK-në.
Sokol Haliti do të qeverisë në mandatin e tretë si kryetar në Viti, ndërsa ka 11 asambleistë nga partia e tij në komunë.
PDK ka shtatë asambleistë dhe në marrëveshjen me LDK-në do të përbëjnë shumicën për qeverisje në katër vitet e ardhshme.