LDK-ja: 134 është numri i ndryshimit të madh
17 shtator 2019
| 17:54
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila do të garojë me numrin 134 në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se ky numër do të jetë i ndryshimit të madh.
Kjo parti ka thënë se numri 134 është numër i lidhjes se tyre me qytetarët e Kosovës.
“134 është numri i ndryshimit të madh. 134 është numri i Lidhjes sonë me qytetarët e Republikës. LDK 134”, ka shkruar LDK-ja në faqen zyrtare në “Facebook”.
LDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit garon me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.
/Epoka e re/