LDK-ja: Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

29 maj 2022 | 13:33

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) bërë me dije se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE).

Në njoftimin e LDK-së është thënë se Abdxhiku, pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor.

“Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së. Po ashtu, kryetari Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç’rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë”.

“Kryetari Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë. Për të gjitha takimet dhe temat e diskutimit do të njoftoheni ndërkohë”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci,…