LDK-ja: Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës
26 korrik 2018
| 19:51
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar kombëtar, Adem Demaçit.
“Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb. Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të LDK-së.