LDK-ja akuzon Shpend Ahmetin për keqqeverisje
22 nëntor 2018
| 12:50
Grupi i asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me punën e kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Ata kanë kritikuar Ahmetin për keqqeverisje, duke e cilësuar si qeverisjen më të dobët që ka pasur ndonjëherë Komuna e Prishtinës.
Sipas asamblistit të LDK-së në Kuvendin Komunal, Halim Halimi, kjo është pasojë e keqqeverisjes 5-vjeçare të Ahmetit.
“Qeveria II e Shpend Ahmetit është qeveria më e dobët që ka pasur ndonjëherë Komuna e Prishtinës. Kjo del si rezultat i keqqeverisjes pesëvjeçare. 100 premtimet e dhëna nga kryetari janë vetëm mashtrim i opinionit, sepse ato nuk do të realizohen”, ka thënë Halimi.