LDK-ja as s’ka qenë servis i PDK-së, as s’do të jetë e LV-së
18 janar 2022
| 22:22
Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK po luan rolin e opozitës konstruktive në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri ka thënë se LDK po reformohet dhe se tani po bën rol konstruktiv në politikën e Kosovës duke u larguar nga e vjetra.
LDK mori pjesë në votimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Analistët në studio thonë se LDK po tregohet si patericë e VV-së, e cila ka shumicën në Kuvend.
Megjithatë, Tahiri tha se LDK nuk luan rolin mbështetës asnjëherë ndaj asnjë qeverie.
“LDK s’ka qenë kurrë servis i PDK-së, e s’do të jetë as i VV-së”, ka thënë Tahiri.
“Kur është në pyetje sovraniteti, ne do të përkrahim mbrojtjen e saj”, shtoi ai.