LDK-ja: Asgjë e re për demarkacionin
16 shkurt 2018
| 12:04
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur konferencën e rregullt javore për medie.
Në këtë konferencë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim për demarkacionin, andaj edhe e mbështesin këtë marrëveshje.
Në kontekst, Hoti ka theksuar se aneks marrëveshja e arritur në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, nuk ka sjell asgjë të re.
“Demarkacionin e mbështet LDK-ja. Qeveria të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje. LDK-ja po përgatitet për të qeverisur. Është humbur shumë kohë me debate të kota, marrëveshja të ratifikohet sa më parë në Kuvend”, ka thënë Hoti.