LDK-ja bëhet me Departament të Mbrojtjes, drejtohet nga Anton Quni

18 prill 2024 | 11:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se nga fillimi i vitit 2024 kanë formuar 21 departamente, duke shtuar se këto departamente kanë afër 1300 profesionistë të fushës.

“Nga fillimi j këtij viti, LDK-ja ka formuar plot 21 departamente, nga një për secilin fushëveprim të programit politik ‘Rruga e Re’, nga një për secilin dikaster qeverisës të vizionit tonë qeverisës. Këto departamente mbajnë rreth vetes plot 1 300 profesionistë të fushës, që sot ndërtojnë programin, nesër bëjnë politikën”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Abdixhiku ka njoftuar se dje ka mbledhur në takimin e parë Departamentin e Mbrojtjes, i cili do të drejtohet nga Anton Quni.

Ai ka treguar se në takimin e parë të këtij departamenti është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend dhe projektet e “Rrugës së Re”.

Ai ka shpalosur planet kryesore të LDK-së në fushën e mbrojtjes

“Rritje të buxhetit në plot 2 për qind të vlerës së ekonomisë, në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milionë euro secilin vit. Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840. Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4 000 sa janë sot në 6 000, 3 000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive. Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë. Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsej; me qëllim të ofrimit të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend”, ka shkruar Abdixhiku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është me fëmijët e saj duke u pushuar…