LDK-ja bën homazhe te varri i Nekibe Kelmendit
19 qershor 2019
| 12:15
Anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të LDK-së kanë bërë homazhe te varri i ish-nënkryetares së kësaj partie, Nekibe Kelmendi, në 8-vjetorin e vdekjes së saj.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në emër të partisë ka vlerësuar me admirim gjithë veprimtarinë e saj politike dhe atdhetare, duke e cilësuar Kelmendin si “zonjë të hekurt”.
“Nekibja ishte nënkryetare e LDK-së, deputete e jona dhe ministre e cila përveç kontributit të saj në shërbim dhe ndërtim të shtetit të Kosovës, këtij vendi ia dha edhe burrin dhe dy djemtë e saj. Ishte shembull i punës dhe përkushtimit për LDK-në, Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Beqiri.
Nekibe Kelmendi ka ndërruar jetë më 19 qershor 2011, pas një sëmundje të shkurtër.