LDK-ja bën koalicion me AAK-në në Prishtinë

15 korrik 2024 | 13:21

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Reporteri.net ka raportuar  se një gjë e tillë është konfirmuar nga kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj.

Mehmetaj ka theksuar se AAK ka qenë për një periudhë të gjatë në bisedime me LDK-në, ndërsa ka shtuar se partia ku ai bën pjesë do t’i ketë tri drejtori, atë të Sportit, të Administratës dhe Mobilitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi më traditë të madhe në futbollin e Kosovës, Liria…