
LDK-ja bojkoton fjalimin vjetor të presidentit Thaçi
22 dhjetor 2017
| 13:25
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se deputetët e LDK-së do ta bojkotojnë fjalimin vjetor të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili do t`i drejtohet deputeteve sot në orën 13 e 30.
Hoti në një konferencë për media ka përmendur disa arsye që sipas tij dëshmojnë se presidenti Thaçi nuk po e kryen funksionin e tij kushtetues.
Ai ka deklaruar se bojkoti do të ndodh për shkak të ndikimit Thaçit në bërjen e koalicionit aktual qeverisës, dështimin e liberalizimit të vizave, dhe kundërvënien ndaj BE-së.