LDK-ja bojkoton seancën për ekipin negociator të Qeverisë
04 shtator 2018
| 09:32
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta bojkotojë seancën e thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj ku do të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ne nuk marrim pjesë sepse mendojmë se kjo është një përpjekje e kryeministrit dhe Qeverisë për ta prishur seancën e orës 10:00. Ne Nuk do të lejojmë që askush të luajë me territorin e Kosovës. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00”, ka thënë Avdullah Hoti pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.