LDK-ja dënohet sërish me 2 mijë euro
20 janar 2021
| 17:31
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me dy mijë euro.
Sipas njoftimit të tij, LDK-ja është gjobitur për shkak të shkeljes së ligjit anti-Covid dhe masave që janë në fuqi.
“Askush mbi ligjin! Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, ka njoftuar ai.
Sipas Ligjit anti-Covid ndalohet çdo grumbullim i më shumë se pesë personave në hapësira të mbyllura.