LDK-ja dhe AKR-ja bëjnë koalicion parazgjedhor në Vushtrri
09 shtator 2021
| 16:10
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ajo e Aleancës Kosova e Re (AAK) në Vushtrri kanë arritur marrëveshje për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Degës së LDK-së dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR-së në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!|”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.