LDK-ja dhe LV-ja bojkotojnë seancën e sotme të Kuvendit
15 tetor 2018
| 10:49
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje!, nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kështu kanë thënë dy deputetët e këtyre dy subjekteve partiake më të mëdha opozitare në vend, Armend Zemaj nga LDK-ja si dhe Albulena Haxhiu nga LV-ja.
Të dy deputetët kanë deklaruar se ndonëse këto dy subjekte nuk janë sot pjesë e kësaj seance, ato do të jenë pjesë e seancës së radhës ku pritet të shqyrtohen në lexim, projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.