LDK-ja dhe LV-ja dalin nga seanca e jashtëzakonshme
07 mars 2019
| 11:50
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme, në të cilën është duke u diskutuar për platformën dhe Ligjin për dialogun.
LDK-ja qysh në fillim ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme.
Deputetëve të LDK-së iu kanë bashkuar edhe ata të LV-së.